Kanë filluar përgatitjet e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së vendit që do të parakalojnë në sheshet “Nënë Tereza” dhe “Skënderbeu” në Prishtinë për nder të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ceremonia e parakalimit të FSK-së e cila ishte parashikuar të zhvillohej në ditën e shpalljes së Pavarësisë ajo u shty hatri i ndërkombëtarëve. Pasi këta të fundit kanë qenë pjesë e Konferencës së Sigurisë në Munih.
Ndryshe, Parakalimi i FSK-së për çdo përvjetor është bërë tashmë traditë që nga viti 2012, mirëpo kujtojmë se në vitin 2015 dhe 2017 nuk ka pasur parakalim të FSK-së nëpër sheshet kryesore.
Fjalën po e mban presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili tha se Kosova mburret me gjithë popullin e vet.
Premtoi se do të punohet më shumë për Kosovën, dhe se së shpejti FSK do të kalojë si FAK.

-
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë
-
Ushtria e Policia parakalojnë në shesh
-
14-vjetori i Pavarësisë: Parakalim i FSK-së në shesh, homazhe në Prekaz e seancë solemne në Kuvend
-
Parakalimi i FSK-së për 20 vjetorin e çlirimit, Thaçi thotë se Ushtria është e gatshme të mbrojë paqen
-
Qytetarëve u ka mbetur merak për të parë mjetet ushtarake në parakalimin e parë të ushtrisë