Komuna e Vitisë përballet me mungesë objektesh për strehimin ditor të fëmijëve. Komuna gjatë 19 vjetëve nuk e ka ndërtuar asnjë çerdhe. E vetmja çerdhe publike, me kapacitet për 80 fëmijë “Gëzimi ynë”, aktualisht i është nënshtruar procesit të rinovimit, për shkak të vjetërsisë së objektit.
Mungesa e çerdheve ka bërë që një numër i madh prindërish në këtë komunë të mos mundë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në institucionin parashkollor. Kurse qeverisja lokale deri tashti nuk ka bërë adresim të problemit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Vitisë, Sokol Haliti, deklaron se Komuna synon rritjen e numrit të çerdheve publike në këtë komunë dhe se planifikojnë që Shkolla Fillore e fshatit Çifllak, që ka një numër të vogël të nxënësve, të shndërrohet në çerdhe fëmijësh.
Mirëpo kryetari i kësaj komune vetëm se ka ripërsëritur një ide të cilën e kishte dhënë Drejtoria e Arsimit që në vitin 2015. Haliti deklaron se ka pak mjete buxhetore për investime kapitale dhe se është duke u munduar që t’i mbulojë të gjitha nevojat e komunitetit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)