Në punëtorinë “Dialogu me shoqërinë civile në procesin e Integrimit Evropian”, në kuadër të projektit të bashkëpunimit të GIZ-MIE me OSHC (Organizatat e Shoqërisë Civile), me temën “Procesi i Integrimit Evropian dhe bashkëpunimi më i mirë me OSHC, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj theksoi se qëllimi i kësaj punëtorie është që të intensifikojmë dhe thellojmë dialogun me shoqërinë civile dhe palët tjera të interesuara në kuadër të procesit integrues si dhe përfshirjen e tyre në zbatimin e reformave.
“Dialogu duhet të jetë më i qëndrueshëm, por gjithashtu të zgjerohet duke përfshirë më aktivisht institucionet shtetërore që zbatojnë reformat përkatëse. Për përfshirje më aktive dhe më substanciale të shoqërisë civile në definimin e prioriteteve të nivelit politik në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA)”, theksoi Çelaj që shtoi se prioritetet e reja janë duke u negociuar me Komisionin Evropian, dhe së shpejti ky dokument, së bashku me draftin e planit të ri të veprimit do të diskutohen hollësisht me OShC, përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe transparent.
“Kemi krijuar një mekanizëm për konsultime me organizatat e shoqërisë civile dhe palë të tjera të interesuara, bazuar në Udhëzuesit që rregullon këtë proces. Ky udhëzues, obligon Ministrinë që të organizojë dy mbledhje konsultuese në kuadër të secilit nënkomitet të stabilizim-asociimit”, ka shtuar ai.
-
Bislimi takon përfaqësuesit e OJQ-ve, diskutojnë për sektorin e energjisë
-
Bislimi takim me shoqërinë civile, diskutohet zbatimi i Agjendës së Reformave Evropiane
-
Kërkohet konsensus dhe aktivizim të diplomacisë parlamentare
-
Çelaj: Bashkimi Evropian nuk duhet të vonohet për procesin integrues të rajonit
-
Miratohet projekt-rregullorja për organizimin e brendshëm të MIE-së dhe nisma për marrëveshjen trepalëshe me BE-në dhe Shqipërinë