Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas refuzimit, Çeku i drejtohet me letër Dioqezës Rashkë-Prizren për restaurimin e Manastirit të Banjskës

Banjska

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i është drejtuar me një letër zyrtare Dioqezës Rashkë-Prizren dhe peshkopit Teodosije, duke kërkuar bashkërendim në punët për restaurimin e Manastirit të Banjskës, pas sulmit të armatosur nga një grup paraushtarak serb më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një postim në Facebook të premten, Çeku ka shkruar se konform detyrimeve, autorizimeve kushtetuese dhe ligjore “ftohen autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve në këtë aset të trashëgimisë kulturore”.

Dioqeza Rashkë-Prizren kishte refuzuar ndihmën e institucioneve të Kosovës për restaurimin e Manastirit të Banjskës.

Por Çeku në letrën drejtuar kësaj dioqeze ka thënë se është obligim kushtetues i Kosovës ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit vdiqën edhe tre sulmues. Pati dëme të konsiderueshme brenda Manastirit, aty ku qëndruan sulmuesit e armatosur për disa orë.

Image
Letra e Çekut drejtuar Dioqezës Rashkë-Prizren