Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i dorëzojnë tek ato turke gylenistët, pasi siç tha ai “Feto është organizatë terroriste”.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me ç'rast Pacolli e quajti atë mik historik dhe tha se ka marrë garancion që Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.
Ai tha se Kosova gjendet para disa sfidave të integrimit, për të cilat tha se Turqia do të qëndrojë përkrahë Kosovën.
"Sigurisht Turqia është e gatshme të na ndihmojë edhe në çdo pyetje apo kërkesë që parashtrohet në lidhje me dialogun Prishtinë - Beograd", ka thënë Pacolli dhe njoftoi se folën edhe për sektorin ekonomik, ku Pacolli tha se u bëri thirrje që të vazhdojnë me investimin në Kosovë.
Ndërsa ministri turk theksoi se Turqia ka lidhje historike me popullin e Kosovës dhe tha se janë duke e realizuar kampanjën për të lobuar për njohje të Kosovës. Po ashtu, ai tha është duke u angazhuar që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, siç është Interpoli.
"Firmat turke në Kosovë janë në rritje e sipër dhe duam që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë", tha ai.
Edhe
Dy kërkesa nga Çavusoglu, mbyllja e shkollave dhe ekstradimi i të lidhurve me Gylenin
Ministri turk tha se Organizata për arsim "Marif" ka dëshirë të hapë shkolla dhe është e gatshme të marrë përsipër edhe shkolla të tjera në Kosovë, nëse i lejohet, ndërsa sërish përmendi shkollat e Gulenit ku tha se Feto është organizatë terroriste dhe u bëri thirrje institucioneve kosovare që t'ua dorëzojnë gylenistët, raporton KosovaPress.
Ndryshe, nga Kosova këtë vit janë deportuar 6 gylenistë, 5 nga të cilët ishin mësimdhënës dhe një mjek.
Të arrestuarit ishin Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.
-
Cavusoglu: Gulenistët, pengesë në raportet mes Kosovës dhe Turqisë
-
Turqia e mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike, shpreh shqetësimin për praninë e gylenistëve
-
Turqia kërkon nga Shqipëria gylenistët në këmbim të ndihmave për tërmetin
-
Shqipëria synon ta ndjekë shembullin e Kosovës në ekstradimin e gylenistëve