Autoritetet lokale të Suharekës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me “Caritas Kosova”, me të cilën parashihet vitalizimi i projektit të kujdesit shëndetësor shtëpiak, me ç’rast për ofrimin e shërbimeve shëndetësore do të punësohen 50 persona, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zyra komunale e informimit e Komunës së Suharekës pak ditë më parë ka njoftuar se kryetari Bali Muharremaj dhe drejtori i përgjithshëm i “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për projektin e titulluar: “Funksionalizimi i infrastrukturës për vitalizimin e projektit shtretër shtëpiakë në Suharekë (Home Care 2018)”.
Sipas ZI-së, me realizimin e këtij projekti do të përmirësohen shërbimet shëndetësore për qytetarët e kësaj komune, sidomos të atyre në zonat rurale. Në komunikatë shkruan se projekti i përbashkët i Komunës së Suharekës dhe “Caritas Kosova” ka vlerën prej 237 mijë eurosh.
Me këtë rast kryetari Muharremaj ka pohuar se ky projekt mundëson përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kësaj ane, gjë që ka qenë edhe premtim paraelektoral i tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Caritas Kosova” ndihmon punësimin e punëtorëve shëndetësor në Rahovec
-
Mospërputhje të objektivave të Fushë-Kosovës në marrëveshjen me “Caritasin”
-
Muharremaj: Zona Industriale krijon 600 vende të reja të punës në Suharekë
-
Suhareka e Mamusha merren vesh për bashkëpunim ndërkomunal
-
Marrëveshja me “Caritasin” në mospërputhje me kërkesat në Fushë-Kosovës