Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mospërputhje të objektivave të Fushë-Kosovës në marrëveshjen me “Caritasin”

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes me organizatën “Caritas Kosova” për ngritjen e përkujdesjes sociale, shtëpiake dhe ambulatore “Home Care 2018”.

Edhe pse kishte karakter shëndetësor e social, komunarët nga kjo marrëveshje kanë punësuar persona në administratë. E kjo, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), ka ndikuar që “Caritas Kosova” të mos e rritë numrin e punëtorëve siç ka qenë e paraparë në marrëveshje, shkruan sot Koha Ditore.

ZKA-ja për dy vjet radhazi jep vërejtje për këto marrëveshje që Komuna e Fushë-Kosovës ka disa vjet që i lidh me këtë organizatë. Në raportin për vitin 2018 Auditori ka gjetur mospërputhje të objektivave në këtë marrëveshje për bashkëpunim dhe bashkëfinancim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)