Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kundërshtohet vazhdimi i marrëveshjes së Fushë-Kosovës me “Caritasin”

Vazhdimi i marrëveshjes më Organizatën “Caritas Kosova” edhe për vitin 2019 është kundërshtuar nga këshilltarët komunalë të Fushë-Kosovës.

Dhënia e rreth 400 mijë eurove kësaj organizate për shërbime që ofrohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe pa raporte financiare për vitet e kaluara, ka qenë e papranueshme për opozitarët, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse në këtë projekt të përbashkët Fushë-Kosova i ndan 95 për qind të buxhetit, ajo figuron vetëm si participuese dhe jo bartëse e këtij projekti. Shefi i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Durim Hajra, ka thënë se propozimi për vazhdimin e projektit të bashkëfinancimit me ‘Caritasin’ është i gabuar, pasi sipas tij, ky projekt ka qenë dhe vazhdon të jetë një projekt skandaloz.\Nexhat Tovërlani.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)