Më 28 janar do të fillojë mbajtja e seancave gjyqësore në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”.
Ky rast do të bartet nga Prokuroria Speciale për në gjykatë. Kështu ka thënë për KosovaPress, prokurori Sylë Hoxha.
Ai theksoi se e gjithë aktakuza është në bazë të asaj që ka nënshkruar prokurori i dorëhequr Elez Blakaj.
“Ka ardhur ftesa nga gjykata, seanca fillestare pritet të jetë me datë 28 janar, e gjithë aktakuza për këtë rast është në bazë të asaj që ka përpiluar ish-prokurori Blakaj”, tha shkurt Hoxha.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, të gjithë në pozita të larta shtetërore për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
-
Prokuroria Speciale e dorëzon të plotësuar në Gjykatë aktakuzën për veteranët e rremë
-
Prokuroria pritet t’ia dërgojë Gjykatës aktakuzën në versionin e Blakajt
-
Gjykata planifikon seancë për shqyrtimin e masës së përkohshme për pensionet e veteranëve
-
Anulohet seanca në rastin “Veteranët”
-
OVL e UÇK-së paralajmëron trazira nëse gjykata vendos për pezullimin e pensioneve