Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Caktohen objektivat konkrete për sigurinë rajonale

U mbajt në Tiranë takimi ministror i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e brendshme. Ky ministerial ka zhvilluar punimet të premten, ku kanë marrë pjesë 6 ministrat e brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës, Bejtush Gashi, shkruan sot Koha Ditore.

Në takimin ministror kanë qenë të pranishëm edhe ministri federal për Punët e Brendshme të Republikës së Austrisë si kryesues i radhës i BE-së , Herbert Kickl, si dhe komisari i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos. Ky i fundit u ka kujtuar kolegëve dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti Shqipërisë, për mundësinë e rikthimit të vizave nëse emigracioni i paligjshëm rritet në masën 50%.

Gjatë ministerialit u nënshkruan 3 marrëveshje që kanë në qendër rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, menaxhimit të kufijve dhe luftën kundër drogave. Plani synon rritjen e punës së përbashkët për luftën kundër terrorizmit, parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Pesë qëllimet që detajohen në plan sigurojnë një fokus të përbashkët dhe çojnë në rezultate konkrete për të trajtuar sfidat ekzistuese të sigurisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm