Ministri i Jashtëm e Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndihma që Kosova i dha Shqipërisë pas tërmetit është frymëzuese.
Ai thotë se FSK-ja meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm dhe atdhedashurinë që ka treguar, transmeton Koha.net.
“Mes konsideratave më të larta e falënderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës. Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë”, ka shkruar Cakaj.
Në fakt, shton ai, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjës kombëtare.
“Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj radhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha”, ka shkruar Cakaj.
-
Turqia me falënderim të veçantë, publikon videon e shpëtimit të 2-vjeçares nga FSK-ja
-
Kosova i ofron ndihmë Shqipërisë në situatën me vërshime
-
Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në OKB
-
“Tërmeti i Shqipërisë: reagimi i Kosovës” - lajm për FSK-në në revistën prestigjioze për reagim ndaj krizave
-
10 vjet nga zbarkimi i parë i FSK-së jashtë Kosovës