Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ç’ mot do të mbajë gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas IHMK-së, në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të premten do të ketë mundësi të vogla për riga të izoluara shiu, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius”, bën të ditur IHMK.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.