Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas IHK-së, në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell.
Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
Ndërkaq, java e ardhshme parashihet me reshje shiu.