Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi vizitoi sot dy Qendra Mësimore në komunën e Gjakovës, Qendrën e Komunitetit (jashtëshkollore) të implementuar nga Bethany Christian Services në Brekoc dhe Qendrën Mësimore në shkollën fillore “Zef Lush Marku”.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë vizitë morën pjesë edhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës, përfaqësues të GIZ-it në Kosovë .
Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, MAShT dhe partnerët të cilët e përkrahin arsimin në Kosovë po bëjnë një punë të madhe në angazhimin e të rinjve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për një edukim cilësor dhe të barabartë për çdo ri.
“Përveç GIZ-it kemi edhe partnerë të tjerë të cilët angazhohen vazhdimisht që të rinjtë e komunitetit të angazhohen në edukimin e tyre të detyrueshëm, por edhe në edukimin shtesë. Partnerët tanë janë bërë pjesë e jona dhe po na ndihmojnë në çdo aspekt. Normalisht kur është fjala për komunitetet asnjëherë nuk ka munguar përkrahja”, ka thënë Bytyqi.
Ndër të tjera, Bytyqi vlerësoi se të rinjtë tanë, sidomos ata të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kanë nevojë për stimulim shtesë dhe përkujdesje sa më të mirë sociale dhe në këtë aspekt Qendrat Mësimore kanë një peshë të veçantë.
Duke bërë të ditur se tashmë janë krijuar rreth 10 Qendra të Komunitetit të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, Bytyqi tha se, MAShT do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm ato dhe kërkoi që këtë ta bëjnë edhe komunat, në mënyrë që të ketë një bashkërendim të punëve, sa i përket përkrahjes së të rinjve tanë.
Ai ka shtuar se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me partnerët e saj ka arrit që një numri të madh të të rinjve të komuniteteve t’u sigurojë edhe bursa në arsimin e lartë, ndërkaq kërkoi që kjo përkrahje të vazhdohet edhe në vitet e ardhshme.
Edhe
MASHT vlerëson GIZ-in për financim dhe angazhim në shkolla
Kurse në shkollën “Zef Lush Marku” ku njëkohësisht është zhvilluar edhe një tryezë e rrumbullakët, në të cilën ishin prezentë mësimdhënës të kësaj shkolle, prindër dhe përfaqësues të komuniteteve.
Në këtë tryezë u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo qendër, zhvillimin e procesit të edukimit dhe rëndësinë që ka mbështetja e fëmijëve të komunitetit nga kjo qendër në aspektin e të mësuarit dhe vetëdijesimit për nevojën e shkollimit, si dhe ndikimin në parandalimin e braktisjes së shkollës.
“Ne duhet të angazhohemi që të krijojmë ambiente të dëshirueshme për nxënësit, që ata të shkojnë me vullnet në shkollë dhe të marrin njohurit dhe shkathtësitë e duhura për jetën”, tha ministri.
-
MASHT përkrah zhvillimin e programit për edukim mjedisor
-
Bytyqi: Të përkushtuar që të gjithë fëmijët të përfshihen në arsimim dhe edukim
-
Ministri i MASHT-it e rektorët diskutojnë rreth qasjes në “Erasmus+”
-
Bytyqi: Gjermania ka punuar që arsimi në Kosovë të jetë më kualitativ, kemi ende nevojë për të