Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyqi synon shkolla profesionale ku nxënësit do të kenë dëshirë të mësojnë

“Njëherë e mirë duhet të thyhet “miti” se në shkollat profesionale vijojnë mësimet vetëm nxënësit e dobët”.

Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në një intervistë për Kohavisionin.

Por, sipas tij, kjo gjendje është krijuar nga udhëheqësit e mëparshëm të arsimit, pasi mosinvestimi i tyre në shkollimin profesional, ka bërë që ato mos t’i kenë kushtet elementare për mësim.

Edhe pse aktualisht nuk është asgjë e definuar, Bytyqi është shprehur se për ta ndryshuar këtë gjendje do të punojë shumë me prindër dhe me përfaqësues të bizneseve, prej nga do t’i marrë informacionet rreth numrit të objekteve që nevojiten, si dhe të gjejë format për ta bërë tërheqës këtë lloj mësimi.


Bytyqi për këtë thotë se i duhet ndihma edhe e Qeverisë, por edhe e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë, në mënyrë që nxënësit e Kosovës të jenë konkurrentë me bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë.

Edhe Bytyqi: Interesimi i nxënësve kah shkollat profesionale është lajm i mirë për vendin Arbëri Bytyqi: Interesimi i nxënësve kah shkollat profesionale është lajm i mirë për vendin

KTV-ja pati raportuar shpesh se si organizata të ndryshme arsimore dhe njohës të kësaj fushe e kanë parë me shqetësimin lënien anash të shkollimit profesional.

Ministri thotë se edhe atij ia kanë komunikuar këtë gjendje, ndaj ka ftuar që ta përkrahin, dhe të mos humbet më shumë kohë në këtë temë, e cila, sipas tij, do të duhej të ishte kaherë e realizueshme.