16:49 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se lista që e kanë sjellë me emra për anëtarë të bordit të AKA-së është më e mira dhe me persona apolitik, ani pse ndoshta nuk është me e qëlluara.
Ai ka shpjeguar se të diplomuarit në programet e akredituara sipas shefit të EQAR, nuk do të kenë probleme për njohjen nga universitetet botërore, derisa ato që akreditohen tash e tutje derisa AKA nuk është anëtare e EQAR, atëherë mund të paraqiten probleme me njohjen e tyre, transmeton kp.
“Ajo çka mund t’iu them sot, ne kemi bërë përzgjedhjen e listës sipas Ligjit për Arsimin e Lartë. Ministri ka kërkuar që personat që duhet të propozohen në këtë listë të jenë apolitik. Dhe, iu kisha lutur, lista ka qenë publike, nuk po dua ta mbroj këtë listë, sepse ne vet kemi kërkuar transparencë sepse nuk kemi asnjë lidhje emocionale me këtë listë, për ne është që të jetë lista më e pavarur. Nuk them që është lista më e qëlluar, që ka qenë e propozuar, por së paku jemi munduar që lista të mos jetë politike. . Dhe ju që e keni lexuar listën, ma thoni se ky person është person që mbanë post politik unë do ta jap një përgjigje. Por kemi një listë që përmban njerëz profesional, njerëz kredibil, por që nuk janë njerëz politik. Kemi kërkuar që kjo listë të verifikohet, kemi kërkuar që ta ndalim këtë listë, jemi të hapur që gjithsecili mendon që ka mundës të jap në verifikimin e kësaj list e ne jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Bytyqi.
Një debat në Kuvend që është thirrur nga partitë opozitare në lidhje me përjashtimin e Kosovës nga EQAR është duke vazhduar nga deputetët e Kosovës.
Haradinaj: Mos bëni lojëra të dyfishta, nuk i kam dy fytyra
Edhe
Haradinaj dhe Bytyqi nuk marrin pjesë në Komisionin për Arsim në debatin për KSHC-në
13:51 - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur me tone të ashpra në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se qeveria që ai drejton nuk e ka në agjendë të lë studentët pa diploma, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve që të mos i marrin “fëmijët tanë në qafë”.
“Mos bëni lojëra të dyfishta, nuk i kam dy fytyra, por një e kam”, ka thënë Haradinaj, duke iu referuar kritikave të një pjese të deputetëve lidhur me shkarkimin e Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si pasojë e së cilës kjo e fundit u përjashtua nga EQAR, raporton KP.
Pas kësaj fjale, ka pasur një debat mes Haradinajt dhe Hotit të LDK-së, i cili degradoi në akuza e kundërakuza personale se kush po provon të përfitojë më shumë politikisht se tjetri.
Kurteshi kërkon tërheqjen e propozimit të Bordit të AKA-s
12:38 - Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka kërkuar nga ministri i Arsimit, që ta tërheq propozimin për emërimin e anëtarëve të ri të Bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, nëse duan të dalin nga kjo rrugë.
“Për të dal nga kjo gjendje ministri duhet ta tërheq propozimin e bordit i cili është në radhë që të votohet këtu. Paraprakisht duhet t’i hartojë kriteret, jo vetëm MASHT-i, por aty duhet të marrin pjesë edhe institucione tjera, ekspertë të arsimit, organizata jo qeveritare e po ashtu edhe vëzhgues nga Kuvendi, të sjellin propozime të reja dhe pas aprovimit në Kuvend të Bordit të ri të aplikojmë në këtë Agjencion shumë të rëndësishëm. Sot ministri është i obliguar të përgjigjet para deputetëve dhe përmes pyetjeve të deputetëve, para opinionit pse edhe një herë është shkarkuar ky bord, cilat kanë qenë kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të ri, dhe ajo me e rëndësishme duhet konkretisht të dal me një plan përmes të cilit duhet të dalim nga kjo situatë dhe duhet Kosova të kthehet prapë në këtë institucion shumë të rëndësishëm evropian”, tha Kurteshi.
Debati në Kuvend për përjashtimin e Kosovës nga EQAR është duke vazhduar ende dhe është kërkuar nga partitë opozitare.
Bytyqi: Edhe bordi i vjetër i AKA-s do ta përjashtonte Kosovën nga EQAR-i
11:57 - Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se arsimi sot ka ditën më të shënuar të tij, ditën e mësuesit.
Ai tha se sot është për diskutim vetëm një segment i sistemit arsimor që është Agjencia e Akreditimit të Kosovës.
Bytyqi tha se shpreson që Kuvendi i Kosovës të vazhdojë të debatojë për arsimin edhe në të ardhmen.
“Mandatin tim e mora në shtator të vitit të kaluar ku gjetëm një ministri me shumë probleme. Gjetëm një sistem të arsimit të lartë që lë shumë për të dëshiruar. Këtë e vërteton edhe testi pisa i vitit 2015”, ka thënë Bytyqi.
“Ne gjetëm agjencione të pavarura me ushtrues detyre për shumë vite”, tha Bytyqi.
Për këtë arsye, Bytyqi tha se nisën një mision të ri i cili do të kishte sfida të mëdha
“Vizioni ynë që po duket i pamundur, nuk do të ndalet. Vendimi për shkarkim të bordit nga kjo perspektivë mund të duket i ngutshëm. Ka arsye të shumta se pse e morën vendimin për shkarkim të bordit”, tha ai.
Sipas Bytyqit, edhe bordi i shkarkuar do ta përjashtonte Kosovën nga EQAR-i.
Çoçaj: Lista e bordit të AKA-s të jetë sa më cilësore
12:36-Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj, ka thënë se arsimi i lartë në vazhdimësi ka pasur ngritje në Kosovë, ndërsa ka kërkuar që bordi i ri i AKA-s të jetë sa më cilësor, pasi ai ka një përgjegjësi të madhe para vetes.
Edhe
Kosova synon të zë afatin e aplikimit për t’u rikthyer në EQAR
“Situata ka qenë e pavolitshme dhe jemi në një situatë jo të mirë dhe unë mbështes ministrin dhe shpresoj se edhe ai duhet të diskutojë rreth listës së bordit të AKA, e cila duhet të jetë sa më cilësore, pasi kanë një përgjegjësi mjaft të madhe”, ka thënë ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet rreth përjashtimit të AKA-s nga EQAR-i.
Çoçaj ka kërkuar përkushtim sa më të madh në arsimin e lartë, duke thënë se nuk ka qenë i mirë shkarkimi i të gjithë anëtarëve të Bordit të AKA-s.
Deputetja Bunjaku kërkoi dorëheqjen e Haradinajt
11:50 - Deputetja Valentina Bunjaku nga LDK, ka shprehur shqetësimin e saj për përjashtimin e AKA nga EQAR, duke kërkuar sqarime nga kryeministri Ramush Haradinaj se pse është shkarkuar bordi i kësaj agjencie.
Ajo tha se një gjë e tillë është konsideruar nga Komisioni Evropiane si ndërhyrje politike në bordin e AKA-s, i cili është konsideruar jo legjitim.
“Humbja e besueshmërisë së AKA, sidomos në hapësirën evropiane dhe zhvlerësimi i diplomave në universitetet publike. Kjo dëmton studentët e Kosovës. Rënia e besimit ndërkombëtar të Kosovës ndikon në humbjen e projekteve evropiane në fushën e arsimit”, u shpreh Bunjaku.
Për më tepër, ajo theksoi se kryeministri Haradinaj moralisht duhet të japë dorëheqje për gjendjen e krijuar pas përjashtimit të AKA-s nga EQAR.
Nagavci: Përjashtimi nga EQAR-i komplikon regjistrimin e studentëve në universitete ndërkombëtare
11:44 - Arbërie Nagavci, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se përjashtimi i Kosovës nga EQAR-i i ka dëmtuar studentët.
Sipas saj, pas këtij përjashtimi, do të komplikohen në masë të madhe mundësitë e studentëve për të aplikuar në universitete ndërkombëtare.
Nagavci tha se shkarkimi i Këshillit është bërë kryekëput për interesa politike dhe sipas saj, kjo sjellje e Qeverisë na ka sjellë në këtë situatë të rëndë për cilësinë e arsimit.
"Kjo që po ndodh është betejë e partive në pushtet", tha ajo.
Hoti kërkon përgjegjësi nga Haradinaj dhe Bytyqi për përjashtimin e AKA-s nga EQAR-i
11:36 - Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi përgjegjësi nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe nga ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, për përjashtimin e AKA-s nga EQAR-i.
Kjo pasi, sipas tij, ministri Bytyqi, në letrën dërguar EQAR-it, ka potencuar se kërkesa për shkarkimin e anëtarëve të bordit të AKA-s ka ardhur me kërkesë të kryeministrit Haradinaj duke u bazuar “në informata konfidenciale”.
“Në vend që të kishim njohje të reja, AKA përjashtohet nga EQAR që është epiteti i parë ligjor evropian që siguron përmbushjen e standardeve të arsimit nga Agjencitë e Akreditimeve. Do të ishte mirë që Kryeministri e Ministri të japin përgjigje pse është shkarkuar bordi dhe cilat janë arsyet e shkarkimit të anëtarëve ndërkombëtarë të bordit, njërit austriak dhe tjetrit amerikan. Edhe emërimi i anëtarëve të rinj të bordit është bërë në mënyrë jo të duhur. Agjencia dhe Ministria e kanë të pamundur të shfuqizojnë shpejtë këtë vendim”, tha Hoti.
Nis seanca e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR
Edhe
Bytyqi krenohet me shpalljen e thirrjes për nominim për anëtarë të KSHC-së, mban diskrecionin e përzgjedhjes
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet lidhur me vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Në sallë gjendet edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, sikurse edhe 65 deputetë.
