Arbëri

Bytyqi-Kurtit: Koha jote po përfundon kryeministër

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka thënë se me caktimin e vlerës së koeficientit të pagave, në 105 euro, kryeministri Albin Kurti ka fyer zyrtarët publikë.

Të mërkurën Qeveria ka dërguar në Kuvend propozimin për ndryshim të Ligjit të Buxhetit. Në të është paraparë që vlera e një koeficienti në ligjin e pagave të jetë 105 euro.

“Sot, kryeministri ka fy rëndë zyrtarët publikë, ua uli dinjitetin, i poshtëroi, luajti lojë të pistë e psiqike këto muaj duke mbajtur fshehur një koeficient kaq skandaloz”, ka shkruar ajo në Facebook.

Duke kritikuar Kurtin, Bytyqi ka thënë se ai do të ndëshkohet nga populli.

“Koha jote po përfundon kryeministër për të mos u kthyer kurrë më. Sepse populli sheh, populli ndëshkon!” ka shkruar tutje Bytyqi.