Analisti Ardian Bytyqi ka thënë se është fat I madh që protesta në Shqipëri ka kaluar në duar të studentëve.
Ai ka thënë se kërkesa e studenteve lidhet kryesisht me paketën e arsimit të lartë u proklamua nga kryeministri Edi Rama, por që siç tha ai, “doli të ishte paketë e mashtrimit”.
“Plotësisht me të drejtë studentët sot kërkojnë edhe kushte më të mira, kërkojnë arsim më cilësor, konvikte, ka shumë studentë që posa përfundojnë studimet marrin rrugën e kurbetit sepse nuk mund të gjejnë një vend punë”, është shprehur Bytyqi në emisionin “Konfront” në KTV.
Ai ka thënë imazh i keq për Shqipërinë është edhe thirrja e ushtrisë, që sipas tij tashmë ka ndodhur.
Bytyqi ka thënë se kjo tregon që Shqipëria nuk po e kalon testin e demokracisë.
Kush është alternativa e tretë që duhet ta udhëheqë Shqipërinë?
Gazetari Besnik Krasniqi, ka thënë se në Shqipëri po shihet qartë që nuk ka disponim për t’ia dhënë një rast të ri opozitës, meqë sipas tij, janë lodhur edhe me opozitën.
Ai ka thënë përparësi e protestës në Shqipëri është fakti që nuk janë mjet apo nuk janë të përdorura prej grupimeve e partive politike.
Sipas Krasniqit, alternativa do të ishte themelimi i një force të re politike.
“Alternativa e tretë është ajo, nuk po themi përfaqësues të protestës meqë nuk po dihet se kush janë, por njerëz që i kemi parë në debate televizive, pjesëmarrës në protestë, të cilët hapur e shprehnin nevojën për të bërë një ndryshim në raport me protestën e deritashme, kjo nënkupton se duhet themeluar edhe komponenta politike, në kuptimin ndoshta të themelimit të një force të re politike e cila do të përbëbne alterantivë në rpaort me subjektet politike të deritashme”, është shprehur Krasniqi në emisionin “Konfront” në KTV.