Analisti Ardian Bytyqi ka thënë se është fat I madh që protesta në Shqipëri ka kaluar në duar të studentëve.
Ai ka thënë se kërkesa e studenteve lidhet kryesisht me paketën e arsimit të lartë u proklamua nga kryeministri Edi Rama, por që siç tha ai, “doli të ishte paketë e mashtrimit”.
“Plotësisht me të drejtë studentët sot kërkojnë edhe kushte më të mira, kërkojnë arsim më cilësor, konvikte, ka shumë studentë që posa përfundojnë studimet marrin rrugën e kurbetit sepse nuk mund të gjejnë një vend punë”, është shprehur Bytyqi në emisionin “Konfront” në KTV.
Ai ka thënë imazh i keq për Shqipërinë është edhe thirrja e ushtrisë, që sipas tij tashmë ka ndodhur.
Bytyqi ka thënë se kjo tregon që Shqipëria nuk po e kalon testin e demokracisë.