Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, njofton se në kushte të vështira atmosferike, gjatë gjithë kohës mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë vazhdimisht në terren që nga dita e djeshme.
Përme snjë njoftimi për media, ai thotë se “Ata po e sfidojnë të ftohtin, borën dhe erërat e forta me misonin e vetëm që të sjellin energjinë elektrike për konsumatorët anëkend Kosovës”.
“Nga terrenet fushore, deri në bjeshkë, ata gjatë gjithë kohës janë në terren duke ndërruar shtylla, përcues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë. Rrjeti po goditet edhe nga faktorët tjerë ekstern si nga copëza të kulmeve, drunj të thyer e gjesënde tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre. Por, kjo nuk po I ndal. Falë punës së palodhshme të tyre, numri i prishjeve është përgjysmuar”, thotë Buzhala.
Ai thekson se “KEDS për t’jua lehtësuar punëtorëve po huazon kamionë me vinca sipas nevojës”.
“Të njëjtën kohë, edhe komunat e Istogut dhe Klinës na kanë ndihmuar me pajisje shtesë që prishjet të evitohen në kohën më të shkurtër të mundshme, të cilat i falënderojmë”, përfundon ai.
-
KEDS-i angazhon 400 punëtorë në terren pas stuhisë së erës që kaploi vendin
-
KEDS-i thotë se ka angazhuar mbi 400 punëtorë për të intervenuar pas motit të ligë
-
KEDS angazhon rreth 400 punëtorë në zonat e afektuara nga moti i ligë
-
KEDS mobilizoi mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë
-
KEDS: Stuhia ka lënë pa rrymë mbi 100 mijë konsumatorë