Erërat e forta janë rikthyer në shumë pjesë të vendit. KEDS, për t’i menaxhuar sa më mirë këto situata, ka angazhuar mbi 250 punëtorë në terren, të ndarë në dhjetëra ekipe. Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike.
KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar, por ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.
Gjatë stuhisë së fundit të erës, me të cilën u ballafaqua Kosova, KEDS arriti që në kohë rekorde ta rikthejë energjinë deri tek konsumatori i fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS-i angazhon 400 punëtorë në terren pas stuhisë së erës që kaploi vendin
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
KEDS-i thotë se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik
-
KEDS: Disa zona në Pejë ende pa furnizim me rrymë për shkak të kohës së keqe
-
KEDS: Erërat e forta shkaktuan dëme në rrjetin elektroenergjetik