Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Buxheti i shtetit me këtë ritëm nuk mjafton as për 100 ditët e para”

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, që u drejtua nga kryeministri Ramush Haradinaj, u miratuan një numër i madh i projektligjeve, madje u ndanë edhe para.

Albert Krasniqi nga KDI, konsideron se buxheti i shtetit, kështu siç e ka nisur punën Qeveria, nuk do të mjaftojë as për 100 ditët e para, transmeton Koha.net.

Dje Qeveria, ndër të tjera ka ndarë edhe 290 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për familjet e shtetasve të Kosovës, të dënuar dhe të vrarë në Maqedoni në rastin “Kumanova”.

Krasniqi ka përmendur edhe dhëndrin e kryeministrit, i cili do t’i menaxhojë paratë e sigurimeve.

Burri i motrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, Liridon Dërvishaj 27 vjeçar, është zgjedhur njeriu që do t’i menaxhojë paratë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, institucion ky që do të ketë të hyrat më të mëdha në Kosovë pas Doganës e Administratës Tatimore.

Edhe Ish-zëvendësministrat e qeverisë së kaluar do të kompensohen me 70 për qind të pagës, 6 muaj pas përfundimit të mandatit Arbëri Ish-zëvendësministrat e qeverisë së kaluar do të kompensohen me 70 për qind të pagës, 6 muaj pas përfundimit të mandatit

Ndër të tjera, Kransiqi ka përmendur edhe zëvendësministrat, e që numri i tyre deri tani ka mbërritur në 59.

E sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë, një zëvendësministër paguhet me rreth 1 mijë e 100 euro pagë bazë. 59 zëvendësministrat dhe nga 2 punëtorë administrativë të tyre u kushtojnë taksapaguesve të Kosovës më shumë se 110 mijë euro në muaj.

Postimi i Krasniqi në Facebook:

Qysh ka nis kjo Qeveri, buxheti i shtetit nuk do te mjaftoj as per 100 ditet e para!

- Dhendrri i kryeministrit (27 vjecar) do te menaxhoj me parate e sigurimeve shendetesore.

- Bordi i KEK-ut sekret.

Edhe Ramush Haradinaj - kryeministër në detyrë për 200 ditë Arbëri Ramush Haradinaj - kryeministër në detyrë për 200 ditë

- 300 mije euro për familjaret e rastit ne Kumanove.

- 60 zv.ministra (lexo ketu 60 asistent/e, 60 shofera, 60 vetura etj. + pagen per 6 muaj pas perfundimit te mandatit).