Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Butovci po kthehet në atraksion për ngjitje e çiklizëm

Taukbashqja është një ndër vendtakimet e shpeshta të tre shokëve, Granitit, Valonit e Blendit.

Por, udhëtimi i tyre nuk mbaron me kaq.

Ata ndalen edhe njëherë në Parkun e Gërmisë vetëm për të kontrolluar edhe njëherë biçikletat e tyre, pasi destinacioni i tyre është më i gjatë, raporton “038” i KTV-së.

Atraksion për ta është të arrijnë deri në Butovc, fshati që ndodhet 4 kilometra mbi parkun e Gërmisë e 10 kilometra nga qendra e qytetit.

Por, për Granitin, Butovci është më shumë se një vend i bukur. Ai këtu vjen pothuajse çdo javë.

Shumë të tjerë udhëtimin me biçikletë deri këtu e bëjnë për të qenë të shëndetshëm.

Edhe Egëzon Baruti që rrugën Lipjan-Prishtinë gjithherë e bën me biçikletë SOT Egëzon Baruti që rrugën Lipjan-Prishtinë gjithherë e bën me biçikletë

Vendi po shfrytëzohet jashtëzakonisht shumë nga çiklistët, pasi thonë se Prishtina vazhdon të ketë mungesë të shtigjeve për biçikleta.

Pos kësaj, ata kanë edhe një kërkesë tjetër.

Butovci është vendi më i afërt edhe për hiking në Prishtinë dhe një ndër vendet që ia vlen të vizitohet në çdo stinë të vitit.