Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bursën prej 880 eurosh do ta marrin 681 studentë në gjithë Kosovën

Foto: Koha / ilustrim

Në profilin e tij në Facebook, ka vendosur që ta japë kumtin për ndarjen e bursave për studentë. Ka treguar se 880 euro do të jetë shuma për një studentë.

Sipas njoftimit, buxheti i ndarë për bursat studentore nga Ministria e Arsimit është 600 mijë euro, dhe do t’u ndahet 681 studentëve.

“Në bazë të Udhëzimit Administrativ për ndarjen e bursave dhe në bazë të raportit të komisionit të veçantë vlerësues për bursat, kam marrë vendim për ndarjen e bursave për 681 studentë meritorë nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë publikë në Kosovë. Me kërkesën time buxheti për bursat është rritur nga 200 mijë në 600 mijë euro dhe studentët meritorë tashmë marrin një bursë të dinjitetshme në vlerë prej 880 euro”, ka njoftuar Bytyqi.

Ky vendim ka hyrë në fuqi sot, pas nënshkrimit nga ministri Bytyqi.