Vrasja apo keqtrajtimi i kafshëve shtëpiake mund të kushtojë shtrenjtë në Shqipëri. Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese votoi pro nismës ligjore të firmosur nga 37.500 zgjedhës për ndryshimin e Kodit Penal.
Përveç vrasjes së kafshëve shtëpiake, krim do të konsiderohet edhe keqtrajtimi, robërimi i tyre, organizimi i ndeshjeve mes kafshëve dhe kryerja e eksperimenteve.
Dënimet për vrasje të kafshëve shtëpiake mund të shkojnë deri në dy vite burgim, po kaq është dënimi për organizatorët e ndeshjeve me kafshë dhe pronarët e tyre, ndërsa për eksperimentet parashikohen deri në 3 vite burgim, raporton TopChannel.
Të gjitha dënimet shoqërohen me gjobë deri në 10 mijë dollarë. Gjithsesi për masën e dënimit penal do të jetë Komisioni i Ligjeve, i cili do të bëjë vlerësimet përfundimtare.
-
Shqipëria ashpërson Kodin Penal: Burg deri në dhjetë vjet kush keqtrajton gruan në sy të fëmijëve
-
Deri në 6 muaj burgim për ata që organizojnë luftërat me qen
-
Dënime deri në 5 vjet burgim për ata që prekin vullnetin qytetar
-
Miratohet në Komision Kodi i Sjelljes, deputetët që shajnë gjobë deri 50 për qind të pagës
-
Policia e Shqipërisë me sërë masash për ndeshjen Shqipëri - Çeki