Mosdëgjimi e mungesa e një përgjigjeje nga Qeveria e Kosovës, karshi kërkesave të Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK), ka shtyrë Kryesinë Ekzekutive të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që të formojnë Komisionin profesional për njohjen e stazhit për punëtorët e larguar me dhunë nga puna nga ish- sistemi.
Ky komision është thënë se do të ngre zërin e kësaj kategorie në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës, për ndryshim të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të cilin ata e konsiderojnë diskriminues për të larguarit me dhunë nga puna gjatë regjimit të Serbinë në Kosovë në vitet 1990-1999. Vendimi për themelimin e Komisionit është marrë në mbledhjen që Kryesia e BSPK-së e ka mbajtur më 25 prill, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, SPAK-u e ka kërkuar vazhdimisht që nga vitit 2014, kur është miratuar ai. Kjo sindikatë ka kërkuar që këtij ligji t’i ndryshohet paragrafi 6 i nenit 8 në të cilin flitet për kushtet dhe kriteret për njohjen e së drejtës në pension kontributpagues të moshës.
“Me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovë”, thuhet në paragrafin 6 të nenit 8... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.