Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve ka vendosur që të kalojë drejtpërdrejt në grevë dhe bllokadë të institucioneve nëse sponsorizuesit e projektligjit për Pagat nuk e ndryshojnë versionin aktual.
Sipas drejtuesve të kësaj sindikate, projektligji i tillë është kryekëput i bërë vetëm për kastën e lartë politike, përderisa punëtorët nuk përfitojnë asgjë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërpos këtij projektligji, BSPK ka ankesa në projektligjin për sigurimet shëndetësore, në atë të stazhit të punës për vitet 90-99 dhe atë për pagën minimale.
Drejtuesit e BSPK-së kanë thënë se kjo sindikatë asnjëherë nuk po konsultohet nga institucionet që po bëjnë ligje, nga të cilat preken edhe punëtorët.
Sipas tyre, vetëm kur të vijnë rekomandimet nga BE-ja, atëherë kërkojnë përfshirjen e tyre.
Sindikalistët janë ankuar edhe për mosrespektim të vendimeve gjyqësore të kompanive, në theks të veçantë në KEDS dhe në Aeroport, për çka kanë thënë se janë në diskutime për angazhimin e përmbaruesve privatë.
Kjo sindikatë, gjithashtu ka marrë vendim që në shenjë mbështetjeje për Ramush Haradinajn të mbajë të martën një grevë gjysmëorëshe në vendet e tyre të punës nga 11:30 në 12:00.