Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se "çdo dialog është i shkëlqyeshëm" dhe se Serbia, në takim me Kosovën në Bruksel, ka hyrë me vizione dhe siguri të reja.
Në këtë kontekst, ajo tha se nisma e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të nisur dialogun e brendshëm për Kosovën është veprim i guximshëm dhe i përgjegjshëm.
"Mendoj se kjo nismë është përshëndetur në Bruksel", tha Brnabiq për Radio-Televizionin e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Brnabiq përsëriti se qëndrueshmëria rajonale është një nga prioritetet e Qeverisë së Serbisë, sepse pa të "nuk ka prosperitet afatgjatë".
Pas takimit të enjten në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se janë hapur bisedimet për marrëdhëniet afatgjata të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
-
Vuçiqi takon Sorensenin, pohon se është thelbësore zbatimi i marrëveshjeve
-
Macron, Vuçiqit: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë