Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Britania zotohet se do ta përkrahë Kosovën, sidomos në NATO

I dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, është pritur në takim të martën nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, me të cilin kanë diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, situatën me energji në veri dhe për situatën energjetike në përgjithësi brenda Kosovës.

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është thënë se Peach ka theksuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, sidomos në kuadër të NATO-s.

Ai është shprehur i gatshëm të ndihmojë aty ku është e mundur, “duke pasur parasysh krizën e përgjithshme që ka kapluar Evropën”.

Më tej bëhet e ditur se Bislimi ka theksuar se për Kosovën, Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe vazhdon të mbetet aleat i fuqishëm dhe se përfshirja e tyre në proceset me rëndësi nëpër të cilat kalon vendi, është pozitive për shtetin e Kosovës.