Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Republikën e Kosovës për të diskutuar për çështjen e personave të zhdukur, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Jahja Lluka, i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës Britanike rreth aktiviteteve të planifikuara nga ana e institucioneve kompetente dhe nismën për hartimin e Planit nga ana e institucioneve të Kosovës, me qëllim të përshpejtimit të procesit të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes se të gjithë personave, që vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 –’99, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në çështjen e personave të zhdukur dhe përkrahjen që Ambasada Britanike ka dhënë në këtë proces.
Përfaqësuesja e Ambasadës Britanike, Chablise Stoner, edhe gjatë këtij takimi njoftoi për gatishmërinë e Ambasadës që të vazhdojë me përkrahjen e familjarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës në aktivitetet dhe angazhimin që familjet të mësojnë sa më parë për fatin e më të dashurve të tyre.
-
Për personat e zhdukur do diskutohet edhe në Samitin e Londrës
-
Kosova kërkon ndihmën e Zvicrës për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës
-
KNKK përfshihet në angazhimet për ndriçimin e fatit të të pagjeturve
-
Çështja e personave të zhdukur të trajtohet me prioritet të veçantë
-
Bëhen përpjekje për ringjalljen e procesit të ndriçimit të fatit të të pagjeturve