Për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur do të diskutohet edhe në Samitin e Londrës, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 korrik të këtij viti.
Ndërsa mungesa e një ligji specifik për trajtimin e çështjes të të zhdukurve po konsiderohet si mundësi për përmirësimin dhe zbatimin e ligjeve ekzistuese.
Kështu u bë e ditur në takimin e radhës të Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka tha se do të angazhohen që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që sa më parë të mësohet për vend ndodhjen e personave të zhdukur.
Lluka tutje shtoi se puna e tyre do të fokusohet në pesë prioritete kryesore, ku ndër to është edhe trajtimi më i mirë ligjor dhe institucional për familjarët e personave të zhdukur.
Edhe
Blakaj: Çështja e personave të zhdukur po trajtohet si politike e jo si humanitare
Ai u shpreh se çështja e personave të zhdukur në Kosovë do të jetë pikë diskutimi edhe në Samitin e Londrës prej ku presin presion ndërkombëtar më të madh ndaj Serbisë dhe akterëve të tjerë.
Abasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell tha se do i përkrahin institucionet dhe familjarët për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, ndërsa shtoi se ata do të angazhohen edhe për të vënë drejtësi për këta persona, trasnmeton kp .
O’Connelli tutje shtoi se shpresojnë që në Samitin e Londrës, fokus i diskutimit do të jetë edhe çështja e personave të zhdukur e cila është edhe kyçe për pajtim dhe bashkëjetesë rajonale.
Ambasadori britanik tutje tha se fakti që mungon një ligj specifik për personat e zhdukur krijon mundësi për përmirësim dhe zbatimin e ligjeve.
Sipas tij, në takimin e sotëm do të prezantohet një raport qëllimi i të cilit është identifikimi i disa pengesave në strukturën ligjore për çështjen e të zhdukurve.
Kushtrim Gara, udhëheqës i njësisë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha se aktiviteti kryesor i komisionit qeveritar mbetet përkrahja e familjarëve të personave të zhdukur përmes plotësim ndryshimit të ligjit për skema pensionale.
Kryetarja e kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Duda Bale gjatë këtij takimi u shpreh optimiste se Rezoluta për Persona të Zhdukur edhe do të zbatohet, duke mos mbetur vetëm në letër siç kanë mbetur shumë të tjera më parë.
Edhe
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
Ajo tregoi gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe punuar në drejtim të zbatimit të kësaj rezolute.
Në Kosovë janë të evidentuar edhe 1654 presona si të zhdukur.