Britania e Madhe, e cila nga sot ka marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka hequr nga agjenda raportimin 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija përmes një postimi në Facebook, e cila edhe e ka falënderuar Ambasadoren Britanike në OKB, Karen Pierce.
“Agjenda e muajit gusht e Këshillit të Sigurimit nën udhëheqjen e Britanisë. Raportimi i UNMIK-ut është hequr nga agjenda me ç’rast është thyer rregulli i raportimit të rregullt 3 mujor”, ka shkruar Sahatqija, raporton Koha.net.

Ajo ka falënderuar ambasadoren britanike në OKB, Karen Pierce, dhe gjithë diplomacinë britanike së bashku me Misionet mike të SHBA-së, Francës dhe të tjerët.
Britania e Madhe kundër debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
“Kjo paraqet një hap shumë të rëndësishëm në raport me Kosovën dhe mundësinë e ndryshimeve pozitive në OKB. Është një fitore e madhe për të cilën kemi punuar së bashku shumë kohë”, theksoi Konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija.
#UNSC Programme of Work for the month of August has been agreed.
— UK at the UN ?? (@UKUN_NewYork) August 1, 2018
Here's is the full schedule of planned sessions during #UKPres pic.twitter.com/3xNEl6mlGB
-
Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot shqyrton raportin për Kosovën
-
Sot diskutohet për Kosovën në KS të OKB-së
-
Kosova e Serbia e shohin fitore mënyrën e raportimit për Kosovën në OKB
-
Sipas Beogradit, Kina rikthen raportimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
-
Pacolli e vlerëson të suksesshëm ndryshimin e formatit të raportimit për Kosovën në OKB