Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut, do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, SHBA.
Pas 6 muajsh, seanca mbi situatën në Kosovë ishte planifikuar me iniciativën e Kinës, e cila mori kryesinë e Këshillit më 1 nëntor, transmeton KP.
Britania e Madhe, e cila kishte marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në gusht të këtij viti kishte hequr nga agjenda raportimin 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë.
Disa shtete perëndimore janë të mendimit se raportimi për Kosovën nuk duhet të jetë kaq i shpeshtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, Gërvalla udhëton në New York
-
Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
Nis këtë javë vlerësimi për katër kandidatët për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
-
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Venezuelën