Në Podujevë sot ka rënë breshër.
Në fshatin Letanc të kësaj komune, banorët kanë regjistruar pamje të breshrit. Në adresë të portalit Koha.net kanë ardhur pamje që tregojnë breshrin në këtë fshat.
Nga moti i lig sot është përfshirë e gjithë Kosova.
Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme materiale edhe në disa shtëpi në Malishevë, derisa në Drenas emergjenca është aktivizuar për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.