Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Breshër i madh në Gjakovë

Pas disa ditësh me të nxehtë afrikan, shiu i rrëmbyeshëm është kthyer në vend.

Gjakova të premten është përballë me breshër të madh, bazuar në pamjet që kanë dërguar qytetarët në redaksinë e KOHËS.

Freskët ka qenë edhe në Prishtinë pasdite, ndërkaq Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat do ta përfshijnë vendin në dy ditët e ardhshme. Ato pritet të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh.