Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bratthau: Nëse nuk ju duhet OSBE-ja, atëherë “arrivederci”

Shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, Jan Braathu, ka konfirmuar ndihmën e këtij misioni në mbajtjen e zgjedhjeve nacionale në Kosovë më 11 qershor.

Braathu në takim me anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, të enjten, ka theksuar se do të ishte shenjë e mirë kur institucionet e Kosovës nuk kanë nevojë për ndihmën e misionit të OSBE-së dhe se ai mund t’u thotë vetëm “arrivederci” (lamtumirë), shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Organizata ju pyet nëse dëshironi t’ ju ndihmojë, si t’ ju ndihmojmë, dhe nëse thoni se nuk keni nevojë për ndihmë, unë do të jem i gëzuar dhe kjo është shumë mirë”, ka thënë ai.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, OSBE-ja, sipas tij do të ketë më pak punë.

“Ne kemi lehtësuar procesin e zgjedhjeve në katër komunat e veriut. Më 2013 kanë qenë zgjedhjet e para ne veri dhe jemi të gëzuar për atë zhvillim. Mbështetja këtë vit është më e vogël, sesa viteve të kaluara, kjo është normale dhe jam i gëzuar për këtë”, ka thënë Braathu. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.