Zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen më 14 shkurt, do të organizohen pa mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka konfirmuar Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Daka në një përgjigje për KOHËN ka thënë se KQZ-ja “nuk do të kërkojë përfshirjen e OSBE-së në këto zgjedhje”.
Këto janë të parat zgjedhje të përgjithshme që do të organizohen pa OSBE-në. Në nëntor të 2020-s, në zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Veriut, ishte hera e parë kur u organizuan zgjedhjet e para pa mbështetjen e OSBE-së.
Në vitet e mëhershme, misioni i OSBE-së në Kosovë i ndihmonte KQZ-së për zbatimin e zgjedhjeve, duke ofruar këshilla të natyrës teknike , gjegjësisht, ka pasur rolin e ndërmjetësuesit.
-
KQZ-ja e bindur se mund t’i organizojë pa OSBE-në zgjedhjet në komunat veriore
-
Bislimi i kundërpërgjigjet Stanos: Pa kërkesë zyrtare nga Serbia, s’ka zgjedhje serbe në Kosovë
-
Qeveria s`lejon zgjedhjet serbe në Kosovë, OSBE-ja përkrah format e mëparshme të procesit
-
Kurti ia përsërit OSBE-së: Pa marrëveshje ndërshtetërore s’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë
-
BE-ja kërkon zgjedhje pa parakushte dhe gjithëpërfshirëse