Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BPV-ja për kokë banori në vitin 2016 në Kosovë ishte 3.386 euro

Bruto Produkti Vendor (BPV) për vitin 2016 ka shënuar rritje për 4.06 për qind në krahasim me vitin 2015, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas një komunikate për media të kësaj agjencie, BPV-ja me çmime aktuale në vitin 2016 ishte 6,070.1 milionë euro, ndërsa BPV për kokë banori për 2016 ishte 3.386 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rritje reale për vitin 2016 kishte në ndërtimtari 4.47%, aktivitetet financiare dhe sigurimit 4.39%, tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave 4.38%, transporti dhe magazinimi 4.30%, furnizimi me energji elektrike, me gaz 4.12%, bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi 3.08% etj.

Ndërsa rënie shënuan furnizimi me ujë -7.59% dhe industria nxjerrëse -3.55%.

Rritje reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2016 kishte shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH 21.9%, ndryshimet në inventar 10.5%, importi i mallrave (FOB) 8.6%, formimi i bruto kapitalit fiks 7.3%, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake 6.6% dhe eksporti i shërbimeve 4.7%.

Ndërsa rënie shënuan shpenzimet e konsumit final të Qeverisë -6.3%, eksporti i mallrave -4.5% dhe importi i shërbimeve -4.3%.