Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BPB themelon “BPB Juniors”, programin që përgatitë bankierët e së ardhmes

BPB, e shpallur për të dytën herë banka me rritjen më të shpejtë dhe më e përgjegjshme në Kosovë nga revista prestigjioze Global Banking and Finance Review, ka themeluar programin BPB Juniors, që për qëllim ka zhvillimin profesional dhe akademik të studentëve në Kosovë.

“‘BPB Juniors’ është iniciativë e bankës BPB dhe ka për qëllim të ofrojë zgjidhje efektive të problemeve me të cilat ballafaqohen studentët e talentuar në Kosovë, duke ofruar njohuri praktike dhe ekspertizë përmes trajnimeve dhe programeve të praktikës. Programi ka për qëllim ngritjen e nivelit te kuadrove përmes punës praktike, duke përgatitur të rinjtë për tregun e punës dhe duke ofruar mundësinë për punësim në BPB”, thotë z. Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv në BPB.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

BPB ka iniciuar programin me qëllim të përkrahjes së studentëve të vendit nga fusha e ekonomisë, menaxhmentit dhe fushave tjera të studimit, që synojnë të fillojnë karrierën e tyre në një bankë me zhvillim dinamik.

Programi BPB Juniors, përmes stafit të bankës të cilët janë të specializuar në fusha të ndryshme të sistemit bankar si dhe me angazhimin e Profesorëve nga Universitete, do të ofrojë trajnime profesionale në fushën e sistemit bankar si dhe trajnime në fushën e aftësive analitike.

“Pjesëmarrësve që me sukses kalojnë fazat e trajnimit, do të ju mundësohet puna praktike në Degët apo në Departamente të ndryshme të Bankës, e për me tepër edhe punësim kur banka ka nevoje për personel”, shton z. Celina tutje gjatë diskutimit.

Programi i implementuar në bashkëpunim me Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe, së shpejti edhe me universitete tjera te cilat jane te interesuara per kete program, do të hapë dyert për studentët e interesuar.

“Studentët e dalluar ne fushat e lartepermendura me ambicie dhe dëshirë për tu zhvilluar mund të bëhen pjesë e këtij programi duke aplikuar neper univerzitetet e tyre tek zyret e karrieres”, shton z. Celina në fund të bisedës.

*Artikulli i sponsorizuar nga BpB