Banka Për Biznes nga sot ka lansuar programin “BPB Juniors” i cili ka për qëllim trajnimin e studentëve të universiteteve publike e private në sektorin bankar. Ne hapjen ceremoniale te këtij programi, si pjesë e panelit, morën pjesë: Prorektorja e Univerzitetit te Prishtine Teuta A. Pustina, drejtoresha për çështje akademike pranë kolegjit RIINVEST Bardha Qirezi dhe rektori i UBT-së Edmond Hajrizi.

Kryeshefi ekzekutiv i Bankës Për Biznes, Arton Celina tha se ideja e këtij programi është sublime sepse ka për qëllim që të ketë një input më kualitativ ne tregun e punës.

“Në nivelin makro do të potencoj rëndësinë e një bashkëpunimi në mes të akademisë dhe industrisë ku të dyja palët do të japin kontributin e tyre në mënyrë që të kemi rezultate më kualitative në punë”, tha Celina. Ai ftoi studentët që të jenë shumë vigjilent gjatë këtij trajnimi kërkoi nga ta që të jenë më aktiv sidomos tek pjesa e kreditimit për të parë se çka banka ka parasysh kur e i krediton klientët e saj.
Të gjithë panelistët u pajtuan që programi BPB Juniors do të ndihmojë studentët që të testojnë anën teorike në praktikë në një bankë me zhvillim tejet dinamik. Në anën tjetër studentet e përzgjedhur treguan entuziazmin e tyre për punën qe i pret gjatë këtij programi.

Ndryshe, programi BPB Juniors, i cili do të zgjasë tre muaj, përmes stafit të bankës të cilët janë të specializuar në fusha të ndryshme të sistemit bankar si dhe me angazhimin e profesorëve nga Universitete, do të ofrojë trajnime profesionale në fushën e sistemit bankar si dhe trajnime në fushën e aftësive analitike.
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP
-
Bursa për nxënësit me rezultate të mira që zgjedhin profile deficitare
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
Për 10 vjet numri i studentëve në UP ra për 32 për qind
-
Kursimet e Mençura – Si të Përfitoni Më Shumë nga Paratë Tuaja