Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me bankën BPB, e cila synon t’iu ofrojë studentëve të UP-së, trajnime praktike në fushën e sistemit bankar.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj është shprehur thellë i bindur se ky bashkëpunim do të jetë rast i mirë që Universiteti i Prishtinës të transformohet nga një universitet teorik në praktik.
Demaj tha se janë shumë të interesuar që studentët t’i përgatisin për tregun e punës.
“Jemi shumë të interesuar që studentët tanë të përgatiten për treg dhe pikërisht ky bashkëpunimi ynë, kjo marrëveshje e cila jam thellë i bindur se do të realizohet do të jetë rast shumë i mirë që Universiteti i Prishtinës ta bëjë atë transformimin e vet nga një universitet i cili ka qenë teorik në një universitet praktik ku studentët tanë ashtu siç thatë ta kenë një mundësi të mirë që njohurit e tyre që i marrin gjatë studimeve në Universitet të Prishtinës t’i zbatojnë“, tha ai, transmeton kp.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv në BPB, Arton Celina tha se me këtë bashkëpunim do të kontribuojnë në aftësimin e të rinjve dhe në uljen e nivelit të papunësisë në vend.
Celina tha se kjo marrëveshje është mundësi unike për studentët e UP-së për të parë se si zhvillohet puna praktike e asaj që ata teorikisht e mësojnë.
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP
-
Mbi 2 mijë maturantë në garë për 462 vende në Mjekësi
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
Për 10 vjet numri i studentëve në UP ra për 32 për qind
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës