Mbi 26.7 milionë euro është borxhi i Telekomit të Kosovës, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ia njohu të drejtën kompanisë “Z-Mobile” për përmbarimin e tij.
Sipas urdhërit për përmbarim të borxhit në Telekom, të cilin e ka siguruar KOHA, në këtë shumë hyjnë borxhi kryesor, kamata ligjore, shpenzimet kontestimore dhe ato përmbarimore.
Telekomit të mërkuren i janë bllokuar llogaritë, pesë ditë pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Për këtë, po të mërkurën, kanë reaguar nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, duke e quajtur të papranueshëm këtë veprim të kompanisë, “Dardafone.net LLC”, e cila ka operuar me emrin tregtar “Z-Mobile”.
Grupi parlamentar i Vetëvendosjes edhe në seancën e kaluar kishte propozuar të diskutohej si çështje urgjente rasti i Telekomit, por deputetët nuk pranuan ta fusnin në rend të ditës.
Megjithatë, diskutimi pritet të ndodhë në seancën e ardhshme.

-
Telekomi rrezikon bllokimin e llogarisë nëse nuk e paguan borxhin ndaj “Z-Mobile”
-
Telekomi thotë se i janë bllokuar llogaritë sërish
-
Punëtorët e Telekomit në protestë, paralajmërojnë edhe grevë
-
Llogaritë e bllokuara, s’ka paga për punëtorët e Telekomit
-
Telekomit iu tërhoqën nga “arka” afro 400 mijë euro, i bllokohen edhe pagesat e detyrimeve