Pikërisht në ditën kur në EUobserver është botuar opinioni i dy analistëve nga një institut i Gjermanisë, që kundërshtojnë emërimin e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak për përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka biseduar me telefon me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës, përkatësisht Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin.
Në njoftimin nga Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së është konfirmuar se Borrelli, bashkëbiseduesve të tij u ka folur edhe për vendimin për përfaqësuesin e posaçëm për, siç thuhet, “dialog dhe Ballkanin Perëndimor”, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Përfaqësuesi i lartë nënvizoi rëndësinë që reflekton për BE-në dhe atë personalisht që të emërohet një zyrtar në këtë pozitë e që ndikon në stabilitetin dhe progresin e këtij rajon drejt rrugës në BE. Josep Borrell ka rikonfirmuar se ai personalisht është i angazhuar fuqishëm që të përkrahë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të luajë rolin e tij si lehtësues i dialogut Beograd – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Borrellit.
Ndonëse disa diplomatë janë shprehur të pakënaqur për mënyrën se si Borrelli e ka siguruar këtë post për ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, ata i kanë thënë Kohës Ditore se “kjo tash është punë e kryer”. Të njëjtat burime kanë thënë se e vërteta është se është vendosur të jetë Lajçaku e pastaj të ndiqen procedurat, ndonëse do të duhej të ishte e kundërta.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Borrelli konfirmon se e ka propozuar Lajçakun për emisar special të BE-së për dialogun
-
Borrelli njofton Kosovën e Serbinë se do të emërojë një përfaqësues për bisedime dhe Ballkan
-
Borrelli pret që në mars të publikohet emri i përfaqësuesit evropian në dialogun Kosovë-Serbi
-
Borrelli të hënën mund ta propozojë Lajçakun për përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi
-
Lajçak me gjasat më të mëdha për përfaqësues special të BE-së për dialog