Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka biseduar të premten ndaras me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si vazhdimësi e bisedave që ai kishte me ta gjatë vizitës së parë të tij në Beograd dhe Prishtinë në janar.
Njoftimi është dhënë nga zyra e tij ku shtohet se ai ka diskutuar me ta për caktimin e një përfaqësuesi special për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor, transmeton KOHA.
“Përfaqësuesi i lartë nënvizoi rëndësinë që reflekton për BE-në dhe atë personalisht që të emërohet një zyrtar në këtë pozitë e që ndikon në stabilitetin dhe progresin e këtij rajon drejt rrugës në BE. Josep Borrell ka rikonfirmuar se ai personalisht është i angazhuar fuqishëm që të përkrah perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të luaj rolin e tij si lehtësues i dialogut Beograd – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Borrellit.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrelli kontakton Kurtin e Vuçiqin
-
Borrelli vazhdon ta përgatisë terrenin për ta emëruar Lajçakun si përfaqësues të posaçëm
-
Borrelli telefonon Thaçin e Vuçiqin, kërkon rifillimin e dialogut
-
Para takimit trepalësh, Kurti e Vuçiqi në takime të ndara me Borrellin dhe Lajçakun
-
Borrell thotë se do t’i njoftojë ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun