Arbëri

Borrelli shpreson që Kurti e Vuçiqi ta pranojnë propozimin evropian

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta pranojnë propozimin evropian, që në publik po njihet si franko-gjerman.

Borrell për “Deutsche Welle” ka tregur se ka ftuar kryeminisrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin për takim më 27 shkurt në Bruksel. Borrell është takuar të shtunën në Munich me Kurtin dhe Vuçiqin, në kuadër të Konferencës për Siguri.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë të plotë diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, ka thënë Borrell.