Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borrell sërish bën thirrje për ulje të tensioneve: Ejani në Bruksel të bisedojmë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të qetësojnë situatën e krijuar në veri.

Borrell përmes një deklarate për media, ka shkruar se provokimet apo aksionet e tjera të pakoordinuara atje janë të papranueshme.

“Serbia dhe Kosova duhet të deeskalojnë situatën në terren. Çdo provokim apo veprim i njëanshëm apo i pakoordinuar, është i papranueshëm. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja mbetet platforma e vetme për t’i adresuar dhe zgjidhur çështjet e hapura”, thënë Borrell.

Sipas tij, dy vendet duhet të gjejnë zgjidhje për të ulur tensionet dhe të pajtohen për hapat e mëtutjeshëm.

“Bashkimi Evropian do t’i mbështesë këto përpjekje. Edhe liderët e Kosovës edhe ata të Serbisë janë përgjegjës për çdo rrezikim të sigurisë, dhe mirëqenies së komuniteteve lokale edhe në Kosovë edhe në Serbi. Këtë e theksova edhe në thirrjet e mija me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti këtë javë”.

Edhe Borrell u bën thirrje Kosovës e Serbisë të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel Arbëri Borrell u bën thirrje Kosovës e Serbisë të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel

Borrelli ka shtuar se një hap pozitiv do të ishte nëse shefat negociatorë të të dyja vendeve do të shkonin në Bruksel në ditët në vijim.