Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borrell: Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell ka thënë se është shumë i lumtur që është sot në Shqipëri.

Bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën ai thotë se ka pasur diskutime interesante.

Borrell ka shtuar se të gjithë e dinë që ky është një moment kritik për Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se më shumë se kurrë duhet të diskutohen këto çështje.

“Është e tmerrshme dhe të gjithë e shikojmë se si Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën dhe qytetarët e saj. Ky është një sulm kundër Ukrainës, civilëve të saj. Forcat e armatosura ruse po shkaktojnë vdekje të mëdha. Por ne kemi parë edhe qëndresën e madhe të popullit të Ukrainës. Ka qenë agresion brutal nga Rusia dhe në përgjigje të këtij agresioni ne kemi miratuar sot një paketë të katërt të fortë kufizuese. Kjo për të rritur presionin ekonomik ndaj Kremlinit”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se masat që po marrin do të kenë ndikim në tregtinë ruse dhe në shumë sfera tjera.

Borrell ka thënë se ky agresion është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare.

“Unë e di që sot Shqipëria e ka treguar qartë se është një nga partnerët më të besueshëm të Bashkimit Evropian. Është një kontribur shumë i rëndësishëm. Ne po jetojmë në momente kur të qenit bashkë është shumë e rëndësishme. Ka ardhur koha që të ringjallërohet procesi i zgjerimit dhe të integrohet Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm