Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në drekën joformale në New York me liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka vënë në theks ndihmën që BE-ja po ofron për rajonin për ta rritur sigurinë energjetike dhe për t’iu adresuar rreziqeve hibride, përfshirë edhe sulmeve kibernetike e ndërhyrjeve.
“Përfaqësuesi i Lartë, Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, kanë diskutuar se si adresohen bashkërisht pasojave dëmtuese të luftës në Ukrainë sa i përket çmimeve të ushqimit dhe energjisë dhe po ashtu në stabilitetin në Evropë dhe globalisht. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në luftimin e sfidave që ka krijuar globalisht lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë”, është thënë në komunikatë të lëshuar nga BE-ja.
-
Borrell mbërrin në Kiev për vizitën e fundit si shef i diplomacisë së BE-së
-
Borrelli të mërkurën pret në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Borrell kërkon fonde shtesë për Ukrainën në forumin BE-Ukrainë
-
Borrelli paralajmëron luftë të gjerë në Lindjen e Mesme
-
Borrell: E mbështesim bashkëpunimin ushtarak në Ballkanin Perëndimor