Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, i ka konfirmuar ftesën presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një takim në Bruksel më 18 gusht.
Borej njoftoi në Twitter të shtunën se po ftonte Vuçiqin dhe Kurtin për të diskutuar ecurinë e dialogut të Beogradit dhe Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po ftoj presidentin e Serbisë, Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti, në Bruksel më 18 gusht, për të diskutuar për rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Borrell.
Në takim do të jetë i pranishëm edhe emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
I am inviting President of Serbia Vucic @predsenikrs and Prime Minister of Kosovo Kurti @albinkurti on 18 August to Brussels, to discuss the way forward between Pristina and Belgrade.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 6, 2022