Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bordi pranon 16 aplikacione për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Radio Televizioni i Kosovës

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se brenda afatit kohor të përcaktuar në konkurs, ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Bordi njofton se sipas procedurave përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit. Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve”, thuhet në komunikatën e dërguar mediave.